Pas injorimit që Ibrahimovic i bëri tifozëve kosovarë, Ismet Munishi vjen me një super këshillë për ta

Kosova sonte me fillim nga ora 20:45 zhvillon duelin e rëndësishëm me Suedinë në “Fadil Vokrri”.

Për “Dardanët” kjo është ndeshja e parë në Grupin B të eleminatoreve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, shkruan Gazeta Olle.

Gjatë ditës së djeshme Kombëtarja e Suedisë arriti në Prishtinë dhe ylli i tyre Zlatan Ibrahimovic pati një pritje shumë të ngrohtë nga fansat e tij kosovar.

Megjithatë, sulmuesi i Milanit i injoroi ata duke mos i dhënë asnjë shenjë falënderimi për pritjen dhe brohoritjet ndaj tij.

Për këtë gjë ka reaguar edhe trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, i cili përmes një postimi ka thënë se është normal ky reagim sepse lojtarët e huaj nuk kanë ndenja për ne se nuk na lidhë asgjë me ta.

Ky është reagimi i plotë i Munishit:

Me vite i keni dasht lojtarët e huj , klubet e huja , kombëtaret e huja.
Pi ju vjen inati kur pi ju injorojnë, eshtë normale që ata nuk kan ndjenja për neve sepse nuk na lidhë kurgjo me ta .
Na duhet mi dashtë lojtarët e tanë dhe pikë.
Kombëtaret e tona dhe pikë
Klubet e tona dhe pikë.
Sepse edhe ata na dojnë neve , kan respekt per neve , ata jan si ne ne jemi si ata, kemi nje gjak .
Unë biri Yt Kosovë.