Pas humbjes në finale, konfirmohet ekipi i Allegrit për sezonin e ri

Massimiliano Allegri pritet ta nënshkruajë kontratën e re me klubin deri në vitin 2019, me një pagë prej 7 milionë euro.

Trajnerit italian i mbyllet kontrata me Juventusin në vitin 2018, por do t’i shtohet edhe një vit, për ta larguar interesimin e Arsenalit dhe Paris Saint-Germainit.

Sipas Sky Sport Italia, Allegri do ta nënshkruajë kontratën nesër me një rritje të ndjeshme të pagës.

Ai aktualisht fiton 5.5 milionë euro plus bonuset dhe tani do të fitojë 7 milionë euro.

allegri

Allegri do të jetë trajneri më jetëgjatë te Juventusi që nga epoka e Marcello Lippit.

Ai ka fituar tre tituj kampioni dhe tre Kupa të Italisë në tri vite.

Ndërkohë, Allegri ka luajtur dy herë edhe në finale të Ligës së Kampionëve.

Për fat të keq të bardhezinjve, ata janë mundur dy herë, një herë nga Barcelona e një herë nga Real Madridi.

allegri