Pas Granit Xhakës, Hertha Berlini e do edhe yllin e PSG-së

Futbollisti gjerman pritet të rikthehet në Bundesligë pasi atë e do klubi ambicioz, Hertha Berlin, që drejtohet nga Jurgen Klinsmann

Hertha Berlini po mendon të përforcohet për pjesën e dytë të sezonit.

Klubi i Bundesligës ia ka vënë syrin futbollistit të Paris Saint-Germainit, Julian Draxler.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi francez L’Equipe, përcjell Gazeta Express.

Si rezultat i investimeve të biznesmenit gjerman, Lars Windhorst, klubi nga Berlini pritet të shpenzojë shumë para nën drejtimin e trajnerit Jurgen Klinsmann.

Draxler i ka zhvilluar vetëm 8 ndeshje me PSG-në këtë sezon.

Ai pritet ta pranojë një rrogë më të vogël vetëm për t’u rikthyer në futbollin gjerman.

Krahas përfaqësuesit gjerman, Hertha është e interesuar edhe për mesfushorin kosovar të Arsenalit, Granit Xhaka.