Pas formës së jashtëzakonshme, Milot Rashicës i rritet vlera në 35 milionë Euro

Milot Rashica vlen miliona euro. Jo një, e as dy e tre milionë. Madje as 10.

Ylli i Kosovës tanimë vlenë 35 milionë Euro. Po, po 35 milionë!

Është faqja e specializuar për transfere, “transfermarkt.de”, e cila sot ka publikuar vlerat më të reja të yjeve të Bundesligës gjermane, të cilët kanë shënuar ngritje, shkruan Gazeta Olle.
Ngritje të lartë ka shënuar edhe vushtrriasi. Ai llogaritet lojtari i 34-të më i shtrenjtë për momentin në Bundesligë.

Kartoni i tij tanimë vlenë 35 milionë euro dhe këtë shumë mund ta paguajnë vetëm klubet e mëdha.

E ardhmja e Milotit është tejet e ndritshme. Kujtojmë që ai këtë sezon ka shënuar shtatë gola në Bundesligë, së fundi ‘bombardoi’ portën e Bayernit. /Gazeta Olle/