Super sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli i ka dhënë fund beqarisë.
Me të përfunduar sezoni në klubin dhe Kombëtaren, Zeneli u morr me jetën e tij private, ku sot nga pamjet që janë shpërndarë nga dasma e sulmuesit, është kuptuar se Arbëri ka bërë një dasmë tradicionale.
Ai sot kurorëzoi dashurinë me Dafina Hisenin, vajzën me të cilën u fejua në vitin 2021.
/Gazeta OLLE/