Pas fitores, Feronikelit i vjen edhe një lajm i mirë

Feronikeli mposhti sot Kosovën e Vushtrrisë 3:0 në takimin e rrethit të dytë të DigitAlb Kupës, ndërsa atyre iu erdhi edhe një lajm i mirë nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Ishte komisioni për ankesa, që aprovoi kërkesën e klubit, për zbutjen e dënimit të Xhevdet Shabanit.

Lojtari ishte ndëshkuar me karton 10 ditë më parë, në ndeshjen kampionale ndaj Kosovës së Vushtrrisë, ndërsa ishte dënuar me tri ndeshje moslojë.

“Ndryshon pjesërisht vendimi i Komisionit Disiplinor të shkallës së parë, datë  04.03.2015 dhe lojtarit  Xhevdet Shabani me numër të librezës  30588 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 8, i zbritet dënimi  nga ; 3 ( tri ) në ; 2 (dy) ndeshje zyrtare  sipas radhe ( moslojë ) të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Aty jepet edhe arsyetimi: “Në procedurë të provave, Komisioni për ankesa lidhur me rastin bazuar në provat shtesë të  ofruara nga pala e dëmtuar, ka gjetur fakte lehtësuese për ndryshimin e pjesërishtëm të vendimit të  shkallës së parë – Komisionit Disiplinor”. (Gazeta Olle)