Pas Ergys Kaçe, Partizani prezanton edhe tre futbollistë

Ergys Kaçe ishte goditja e madhe e merkatos nga Partizani, e cila ndodhi krejt në fund të afatit.

Megjithatë, skuadra shqiptare nuk e ka lënë me kaq, duke prezantuar edhe tre përforcime të tjera në sekondat e fundit para mbylljes së afatit kalimtar, shkruan Gazeta Olle.

Bëhet fjalë për tre futbollistët afrikan, të cilët e përforcojnë ekipin për edicionin e ri që pritet të jetë shumë i nxehtë.

Bëhet fjalë për futbollistët, Sembene Pape Saliou, Gueye Maguette dhe Camara Aboubacar.

Mbrojtësi Pape dhe mesfushori Maguette respektivisht 19 dhe 18 vjeç vijnë nga Senegali, derisa mesfushori me tipare sulmuese Aboubacar 19 vjeç, vjen nga Bregu i Fildishtë. Që të tre këta futbollistë të talentuar vijnë nga shkolla të njohura të futbollit afrikan dhe të njëjtit konsiderohen si mjaft premtues.

Ata  me Partizanin kanë nënshkruar kontrata katër vjeçare për të qenë pjesë e projektit afatgjatë të klubit shqiptarë.

/Gazeta Olle/

 

Këto ishin fjalët e Amir Rrahmanit pas barazimit me Greqinë

Italia vendos rekordin historik me kombëtaren