Pas eliminimit në Euro 2020, Cristiano Ronaldo shijon pushimet me familjen në jahtin luksoz prej 5.5 milionë funtesh

Pas eliminimit nga Kampionati Evropian, Cristiano Ronaldo ka vendosur të shkojë në pushime bashkë me familjen e tij.

Cristiano Ronaldo është duke e kaluar eliminimin e ‘Euro 2020’ me pushime luksoze në një mega jaht.

Kapiteni i Portugalisë nuk arriti që të ndihmonte ekipin e tij që të përsëriste suksesin e para pesë viteve, pasi u mposhtën nga Belgjika me rezultat 1-0 në 1/8 e finales.

Pasi ka pësuar gjithashtu një fushatë të vështirë me Juventusin, duke humbur titullin në Seria A dhe duke pasur një periudhë zhgënjyese në Ligën e Kampionëve, 36 vjeçari ka shijuar pak kohë joproduktive.

Dhe Ronaldo e ka bërë këtë në mega jahtin e tij që besohet se kushton 5.5 milionë funtesh, të cilin e bleu gjatë vitit të kaluar.

[related-to url=”https://telegrafi.com/eshte-koha-per-te-pushuar-ronaldo-publikon-fotografi-familjare/”]

E ndërtuar në kantieret e Versilia të Azimut-Benett, ajo mburret me pesë kabina luksoze dhe gjashtë banja të dekoruara mahnitëse, një kuzhinë moderne si dhe dhoma relaksimi e një sallë pritjeje.

Ronaldo ndau një çast në faqen e tij në Instagram për 309 milionë ndjekësit gjatë fundjavës me të dashurën e tij, modelen Georgina Rodriguez dhe katër fëmijët e tyre.

Ish-futbollisti i Real Madridit është baba i katër fëmijëve: Cristiano Jr. (që ka lindur në qershor 2010 nga një nënë surrogate), binjakët Eva dhe Mateo (të lindur në qershor 2017 po ashtu nga një nënë surrogate) dhe Alana Martina (e lindur në nëntor 2017 nga Georgina).

Sulmuesi portugez mund të mos luajë më në ‘Euro 2020’ por ai mbetet në garë për ‘Këpucën e Artë’, përkrah Patrik Schick të Republikës Çeke.

Trajneri i Fernecvarosit, Stoger: Përball kishim një ekip të organizuar, padyshim më gëzon fitorja

Messi përsëri vendimtar, Argjentina kalon në finalen e madhe të Copa America