Pas dy miqësoreve të fituara, Kosova mposhtet në të tretën nga Guinea

Pas dy fitoreve ndaj San Marinos dhe Maltës, Kosovë është mposhtur në miqësoren e tretë ndaj Gunesës.

Në ndeshjen që u zhvillua në Antalya të Turqisë, dardanët u mposhtën me rezultat 1-2, shkruan Gazeta Olle.

Pjesa e parë ishte shumë e barabartë, e cila u mbyll pa gola 0-0.

Mirëpo, edhe pse Kosova e filloi mirë pjesën e dytë, tempo e lojës ra shumë në vazhdim, ku edhe i pranoi dy gola të shpejtë.

Ishte Kouyote i cili realizoi golin e parë për afrikanët, në minutën e 60-të.

Pas vetëm gjashtë minutave, ishte Kante që dyfishoi epërsinë përmes penalltisë, duke i dhënë siguri ekipt të tij.

Krejt në fund, ishte Arb Manaj i cili realizoi golin e vetëm për Kosovën në minutën e 90-të, por që nuk mjaftoi për rikthim.

Kujtojmë se në këtë miqësore u paraqitën kryesisht futbollistë të Superligës së Kosovë.

/Gazeta Olle/