Drenica është mposhtur në shtëpi nga Ulpiana, me rezultat minimal 0-1, shkruan Gazeta Olle.
Pas ndeshjes, ndihmës-trajneri Arton Hajdari është prononcuar përpara mediave.
“Ne do të vazhdojmë kampionatin më tej. Pas pushimit do t’i rishikojmë planet tona dhe të vazhdojmë tutje”.
“Ne do të qëndrojmë të fortë, pamarrë parasysh rezultatet në dy takimet e fundit. Padyshim që pushimi dy javor do të ndikojë shumë dhe Drenica do të rikthehet”, tha ai për Art Sport.
/Gazeta Olle/