Pas Distria Krasniqit, medalje për Kosovën fiton edhe Flaka Loxha

Flaka Loxha i ka sjell Kosovës medaljen e dytë nga Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Xhudistja jonë fitoi medalje të bronztë, pas fitores ndaj turkes Hasret Bozkurt, kategoria -57 kg.

Është kjo medalja e dytë, pas të artës së Distria Krasniqit, e cila triumfoi një orë më parë.

Sporti i xhudos vazhdon t’i sjell shumë sukses Kosovës në arenën ndërkombëtare. /Gazeta Olle/

 

Ja sa para kanë fituar Bad News Eagles pas triumfit ndaj ECSTATIC

Drita shënon fitore ndaj Strugës në miqësoren e fundit të fazës përgatitore