Pas derbit, Tare u kap me Garcian në tunel

Derbi është derbi dhe në incidente shpesh herë janë edhe figurat kryesore të klubeve, jo vetëm tifozët. Pas sfidës së të hënës mes Lazios dhe Romës, Igli Tare dhe Rudi Garcia janë kapur keq në tunelin që çon drejt zhveshtoreve të stadiumit. 

Sipas “La Repubblica”, konflikti mes drejtorit sportiv shqiptar të lacianëve dhe trajnerit të Romës, nisi pasi që ky i fundit u tall me teknikun e Lazios, Stefano Pioli, në lidhjen direkte me “Sky Sport” pas ndeshjes, shkruan GazetaOlle.com.

Situata është qetësuar shpejtë, ndërsa kjo humbje ia rrezikon Lazios vendin e tretë, pasi që një disfatë tjetër në “San Paolo” ndaj Napolit do të bënte që skuadra e Rafa Benitez të shkojë në kualifikimet për në Ligën e Kampionëve.