Pas Bernard Berishës, Verona kërkon edhe Etrit Berishën

Edhe nëse largohet nga Lazio, portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha, mund të qëndrojë edhe më tej në kampionatin italian Serie A.

Kjo pasi që interesim për të ka shprehur Verona për shkak se portieri aktaul, Rafael, mund të largohet, njofton “Tuttomercatoweb.com”.

E ditë më parë Verona ka shprehur interesim edhe për kosovarin e Skënderbeut, Bernard Berisha, andaj do të ishte mjaft interesante po t’i shihnim dy Berishët në një fanellë. /Olle