Pas Ballkanit, komuna e Suharekës do të shpërblejë edhe Yllin

Komuna e Suharekës ditë më parë ka shpërblyer me 80 mijë euro skuadrën kampione në futboll Ballkanin.

Kanal 10 mëson se një gjë e tillë do të ndodhë edhe me skuadrën kampione në basketboll, Golden Eagle Yllin, mirëpo shuma do të ndryshojë.

Kuvendi komunal i Suharekës shumë shpejt pritet të marrë vendim për të shpërblyer këtë skuadër me 30 mijë euro.

Ylli u shpall kampion në elitën e basketbollit kosovar duke mposhtur Trepçën në serinë finale me rezultat 3:1.

Giresse pritet t’i bëjë disa ndryshime, formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen ndaj Greqisë

Nga puna si elektricist e deri te medalja e bronztë në karate, ja rrëfimi i Elhami Shabanit