Pas Astrit Fazliut, Drita ‘blindon’ talentin e madh me kontratë tri vjeçare

Drilon Islami vazhdon edhe për tri vite të tjera në klubin e Dritës.

Pasi rinovuan me Astrit Fazliun edhe për një vit, skuadra gjilanase ka ‘blinduar’ edhe futbollistin e radhës, shkruan Gazeta Olle.

Islami kishte ardhur para dy viteve te ‘bardhekaltrit’ si një talent i ri nga Ferizaj, për tu formuar dhe për tu pjekur si futbollist te Drita.

“Jam shumë i lumtur që kam vazhduar me klubin. Dëshira ime ishte që unë të vazhdoja këtu dhe sigurisht që jam shumë i lumtur që edhe klubi beson shumë në mua. Jam i vetëdijshëm që ngritja ime si futbollistë është fal klubit ku jam dhe fal punës së trajnerëve andaj i jam shumë falenderues. Do të mundohem që të rritem edhe më shumë si futbollist në mënyrë që të kontriboj edhe më shumë për klubin”, tha Islami pas nënshkrimit të kontratës së re.

Njoftimi i plotë nga FC Drita: 

/Gazeta Olle/