Pas Alen Sherrit, Cagliari synon transferimin e një tjetër portieri shqiptar

Alen Sherri ka kompletuar transferimin te Cagliari në Serie A ditë më parë nga kampionati shqiptar ku ishte pjesë e Egnatias.

Megjithatë Sherri nuk pritet të jetë portieri i vetëm shqiptar tek klubi italian.

Portieri i kombëtares shqiptare Etrit Berisha që vitin e kaluar ishte te Empoli është aktualisht pa një skuadër, dhe i duhet të gjejë një destinacion të ri për të vazhduar karrierën.

Një nga pistat që del së fundmi në horizont është ajo e Cagliarit, klub që vetëm pak ditë më parë mori Alen Sherrin për portën.

Te Cagliari janë duke kërkuar për një portier të tretë dhe po qarkullon emri i Etrit Berishës i cili është i lirë.

Në moshën 35 vjecare Berisha është një portier me shumë eksperiencë dhe nuk është çudi që kuq e kaltërtit e kërkojnë, por mbetet për t’u parë nëse do të jetë kjo preferenca e vetë Berishës, që në këtë rast do t’i duhej të pranonte statusin e një lojtari rezervë.

Situata mund të ndryshoj në fakt në rast të një largimi të portierit të parë Scuffet, cka do t’i krijonte Berishës mundësinë për të rivalizuar për vendin mes shtyllave me portierin tjetër shqiptar Alen Sherri.

Gjermania shkon në gjysmëfinale të Olimpiadës “Paris 2024” në basketboll

Nico Williams gjithmonë e më larg nga Barcelona, por blaugranët kanë një tjetër sulmues në mendje