FC Istogu ka njoftuar se Granit Jahaj pas një kontributin dhe angazhimi 11-të vjeçar në postin e zyrtarit për informim, dhe në 10-të muajt e fundit në postin e sekretarit, do të largohet nga klubi.
Në Prill të 2021 klubi e emëroi Granitin në postin e sekretarit gjeneral, dhe në këta 10-të muaj Jahaj tregoi profesionalizëm të lartë në postin e sekretarit të klubit kaltërebardh.
Granit Jahaj sot është përshëndetur me futbollistët dhe me stafin e klubit, pasi që të shtunën Graniti largohet nga Kosova, për ta vazhduar jetën në Gjermani