Partizanit po i ikën njëri prej lojtarëve më të mirë

Përveç afrimeve, Partizani mund të bëjë dhe një shkëmbim të bujshëm.

Dihet se Kordeiro Melo nuk është në planet e trajnerit Daja dhe ky i fundit, mund të dërgohet te Vllaznia, për të marrë kartonin e Da Silva.

Sulmuesi anësor preferohet shumë nga Daja, ndërsa vetë Melo, e ka shprehur publikisht se dëshiron largimin nga klubi dhe po kërkon një eksperiencë të re. Një shkëmbim “samba”, me dy brazilianët që mund të ndërrojnë skuadër këtë janar.