Partizanit i largohet ylli i skuadër Jasir Asani

Një lamtumirë e ndier dhe e dhimbshme për Jasir Asanin dhe tifozët. E zyrtarizuar nga një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, bashkë me një foto të përbashkët me Presidentin Gazment Demi, me shenjën e ok, si konfirmim i mëtejshëm i një zgjedhje dypalëshe dhe një miqësore që zgjat pavarësisht se rrugët ndahen këtu profesionalisht.

Sulmuesi i jep lamtumirën Partizanit pas plot 4 vitesh në kampin e kuq, në mes një huazim disamujor i pasuksesëshëm te Aik në Suedi, po4r mbi të gjitha një titull kampion, shumë gola e kënaqësi që talenti nga shkupi i ka dhuruar tifozëve të kuq. Në postimin e tij shkruan.

Sot ka ardhur dita qe t’ju them faleminderit te gjitheve dhe mirupafshim. Ndarjet nuk me kane pelqyer kurre por futbolli eshte i tille, me nje fillim dhe nje fund. Pas shume ndeshjesh, suksesesh, deshtimesh e sakrificash, erdhi dita qe te them faleminderit per cdo emocion qe me keni dhuruar.


Dua te falenderoj stafin teknik, te gjithe trajneret me te cilet kam punuar, te gjithe asistentet, stafin organizativ, magazinieret dhe kujdestaret e fushes e te topave. Ju ma keni bere gjithcka me te lehte ne aventuren time te Partizani.

Shpirti i Partizanit, tifozeria e kuqe do te jete gjithmone nje kujtim i bukur per mua dhe do te kene gjithmone nje vend te vecante ne zemren time. Me keni mbeshtetur nga dita e pare qe erdha dhe sot dua tju them faleminderit per gjithcka. Faleminderit Partizan!

Falënderimet padyshim i takojnë nga tifozët e kuq dhe jo vetëm edhe atij, Jasir Asanit, një ndër lojtarët më teknikë të kategorisë superiore, vendimtar, frymësues me futbollin e bukur dhe inteligjent, karakter ndoshta disi i vështirë, por edhe kjo shenjë e një personaliteti të fortë, i lehët të dallohet edhe në stilin e tij të të luajturit futboll. Padyshim që e ardhmja është jashtë vendit, me urimin për një karrierë të suskesëshme, e pse jo edhe keqaerdhjen që Partizani humbet një ndër lojtarët më cilësore, edhe në këndvështrimin e ndeshjeve të Europës, ndërsa Kategoria Suiperiore një nag ata lojtarë që prodhojnë futboll duke  shtuar bukurinë.