Mbrojtësi i njohur ka ndërprerë kontratën me marrëveshje të dyfishtë, shkruan Gazeta Olle.
Ditëve të fundit është folur se me ardhjen e Ilir Dajës te Ballkani, Musta është prioritet i tij në afatin kalimtar të janarit.
Dhe padyshim se pas shkëputjes së kontratës me Partizanin, kjo i hap rrugë suharekasve të cilët tani kanë mundësinë ta transferojnë 29-vjeçarin.
Mbetet të shihet ditëve në vazhdim se si do të rrjedhin ngjarjet.
Njoftimi i plotë nga FK Partizani:
𝐙𝐘𝐑𝐓𝐀𝐑𝐄
🗣️FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me Emiljano Mustën. Mbrojtësi 29 vjeçar dhe drejtuesit kanë vendosur sot të ndërpresin me mirëkuptim kontratën midis tyre. FK Partizani falënderon Emiljano Mustën për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe, duke i uruar njëkohësisht suksese në karrierën e tij sportive.
/Gazeta Olle/