Partizani ndalet në shtëpi nga Bylisi

Partizani e ka shënuar barazimin e dytë radhazi në elitën e futbollit të Shqipërisë, pasi që pas derbit me Tiranën 0:0, ka luajtur baras edhe me Bylisin.

Ndeshja u mbyll 1:1 në “Qemal Stafa”, ku Ardit Hoxhaj kaloi mysafirët në epërsi në pjesën e parë, ndërsa Stefan Raçiç barazoi në të 77-ën.

Duhet theksuar që “të kuqtë” luajtën pa një futbollist në fushë që nga pjesa e parë, ku me të kuq u ndëshkua Idriz Batha. /Olle