Partizani merr sulmuesin e njohur të Kombëtares

Sërish me valixhe, këtë herë për t’u kthyer në vendlindje, Tiranën e tij, aty ku më 22 korrik 1989 lind.

Edgar Çani, me shumë mundësi, do të veshë fanellën e Partizanit për sezonin e ardhshëm, duke u bërë kështu goditja e dytë “big” pas hungarezit Adorjan (u zyrtarizua sot), teksa pikërisht presingu i drejtorit sportiv Luciano Moggi ka sjellë edhe këtë zgjedhje.

Edgar-Cani-Catania

Pas aventurës te Piza, ish sulmuesi i kombëtares, që De Biazi e rikthehu duke i dhënë një shans në ndeshjet e tij të fundit, edhe për shkak të emergjencës në sulm (Balaj jashtë, Sadiku i dëmtuar në atë kohë) pritet të vishet i kuq, pas një karrierë me shumë luhatje dhe ku kurrë s’ka qëndruar më shumë se sa një sezon.

edgar-cani_11kk0pefyo2ux1urunypbr3jvh

Ky ka qenë fati i Çanit dhe kështu do të vazhdojë të jetë… Edhe pse, këtë herë, vjen në atdheun e tij, Shqipëri.