Partizani merr fitore të vlefshme në udhëtim te Atletic Escaldes

Partizani gjen fitoren e parë europiane, pasi ka mposhtur me rezultatin minimal 0-1 skuadrën e Atletioco Escaldes në Andorra, në sfidën e vlefshme për turin e dytë eliminator të Conference League.

Të kuqtë e drejtuar nga trajneri Zoran Zekiç dominuan gjatë gjithë 90-minutëshit në Andorrë, megjithatë nuk shënuan dot më shumë se një gol për pasaktësi në finalizim, por edhe formë të mirë të portierit kundërshtar.

Golin e vetëm të takimit e shënoi Christian Mba, që në minutën e 53-të përfitoi nga një gabim i portierit kundërshtar dhe dërgoi topin në rrjetë. Me këtgë rezultat, Partizani hedh një hap drejt kualifikimit për të turin e tretë eliminator të Conference League.

Ishte duke u stërvitur, djali i LeBron James pëson arrest kardiak

Ballkani – Larne, formacionet zyrtare