Partizani mbanë një stërvitje në Prishtinë (FOTO)

Skuadra shqiptare Partizani që do të luajë me 2 korrik në Evropa Ligë kundër Stromsgodset ka zbritur në stadiumin e qytetit në Prishtinë.

Partizani të mërkurën nga Aeroporti i Prishtinës, do të marrë rrugë për në Oslo të Norvegjisë.

Më skuadrën e Partizanit ishin edhe tre ish lojtarët e Prishtinës, Mentor Mazrekaj, Astrit Fazliu dhe Labinot Ibrahimi, shkruan Gazetaolle.com.

Stërvitja e klubit të kuq kaloi shumë mirë nën udhëheqjen e Sulejman Starovës, ndërsa nuk munguan as yjet e skuadrës si Emiljano Vila dhe Nderim Nexhipi, po edhe dyshja e Kombëtares Arbnor Fejzullahu e Alban Hoxha. (FOTO: Prishtinafc.com)

menxha

 

parizani

parti 2

parti