Partizani, ‘mace e zezë’ për Tiranën

 Partizani është bërë ‘mace e zezë’ për Tiranën, pavarësisht se këto dy skuadra konsiderohen rivale të mëdha të kampionatit shqiptar.

Partizani fitoi 2:0, me golat e shënuar në 12 minutat e parë të ndeshjes.

Xhevahir Sukaj dhe Arbnor Fejzullahu realizuan golat.

I vetmi titular nga Kosova ishte Argjend Malaj i Tiranës, kurse Mentor Mazrekaj u inkuadrua në pjesën e dytë për Partizanin.

Duel interesant u zhvillua edhe në tribuna, mes dy tifozerive, që dhuruan spektakël. /Olle