Partizani i Tiranës stërvitet në Prishtinë

Skuadra nga Shqipëria, Partizani i Tiranës, nesër (e martë) do të zbarkojë në Kosovë. Ekipi i drejtuar nga trajneri Sylejman Starova, do ta kryejë edhe një stërvitje në stadiumin e Prishtinës, duke filluar nga ora 19:00. Për Labinot Ibrahimi, Mentor Mazrekajn dhe Astrit Fazliun, kjo do të jetë një stërvitje e veçantë pasi që rikthehen në stadiumin ku e Prishtinës, aty e ku u bën të njohur.

Partizani të mërkurën do të marrë rrugë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, ‘Adem Jashari’, për në Norvegji ku do ta zhvillojë ndeshjen me Stromsgodset, në kundër të fazës së parë preliminare të Ligës së Evropës. Sfida do të luhet në orën 20:00 më 9 korrik, duke i krijuar mundësinë tifozëve të shumtë për ta ndjekur ekipin e tyre pas 7 vitesh mungesë në kupat e Europës.(sportal.al).