Partizani i Tiranës “peshkon” në Kosovë, nis bisedimet me tre futbollistë të njohur

Partizani i Tiranës synon të përforcohet në mënyrën më të mirë të mundshme në këtë afat kalimtar dimëror.

 

Klubi i madh nga Shqipëria tashmë ka nisur lëvizjet e para në këtë drejtim.

Kryeqytetasit kësaj radhe kanë vendosur që të “peshkojnë” në elitën e futbollit kosovar, saktësisht te klubet e Superligës së Kosovës.

Në shënjestrën e Partizanit janë tre futbollistë që aktivizohen në Kosovë.

FrontOnline nga burime të sigurta merr vesh se klubi i madh shqiptar tashmë ka nisur bisedimet me tre futbollistë.

May be an image of playing a sport and grass

Bëhet fjalë për Bajram Jashanicën e Ballkanit, Erjon Vucajn e Dritës dhe Gledi Micin e Prishtinës.

Mici flet para përballjes me Gjilanin: Do të jetë ndeshje e vështirë, por  ne duam vetëm tri pikët - Telegrafi

Të tre futbollistët e lartëpërmendur, gazeta kupton se mund të ndryshojnë ambient në këtë afat kalimtar të janarit.

No photo description available.

Përpos kësaj, dje (e diele), u raportua se Partizani është në bisedime me Osijekun për ta transferuar “bomberin” gjilanas, Mirlind Daku.

Ndryshe, pas 15 javësh në Kategorinë Superiore këtë edicion, Partizani ndodhet në vendin e pestë me 18 pikë të tubuara, 15 pikë larg liderit, Tiranës.

 

Ylli i Superligës tashmë është lojtar i lirë

Nis faza e re e seminareve kundër dukurive negative në futboll