Labinot Ibrahimi mund të jetë largimi i parë nga FC Prishtina këtë afat kalimtar.
Mbrojtësi nga Lipjani mund të rikthehet te skuadra e Partizanit, nga është edhe i huazuar në kryeqytet, përcjellë Gazeta Olle.
Ibrahimi, shihet nga Partizani si zgjedhje e mirë për krahun e djathtë të mbrojtjes së tyre.
Kurse, Prishtina së fundi është raportuar se është në kërkim të përforcimeve në repartin ofanziv.
Në këtë aspekt, Prishtina çaloi në vjeshtë.