Partizani i Beogradit – Skënderbeu: Shehi kthehet në “vendin e krimit”, kjo është deklarata e tij

Orges Shehi do të kthehet përsëri në Beograd, aty ku në tetorin e vitit 2015 përjetoi një nga momentet më të vështira të karrierës së tij përballë tërbimit të tifozëve serbë.

Por këtë radhë, portieri kthehet si kapiten i Skënderbeut në Ligën e Europës, me bindjen se mund të marrë diçka edhe më pozitive.

“Gjithmonë ekipet janë të forta në short, jam i kënaqur nga ai i yni. Ne do të luajmë shanset tona me këdo që kemi përballë. Jam i bindur që nuk dalim pa pikë, por objektivat do ti shohim ndeshje pas ndeshje”, tha ai për “Panorama Sport”.

Sa u përket ngjarjeve të Beogradit, ai shpreson që të jenë tashmë pjesë e të kaluarës. “Ka qenë një ngjarje jo e këndshme, natë e hidhur e historisë së futbollit. Por ajo ka kaluar tashmë, futbolli duhet të shërbejë për të bashkuar vendet dhe nuk është se shkojmë me atë kujtim të keq nga Beogradi”, tha portieri i Skënderbeut.

shehi3-470x277