Partizani humbet mbrojtësin kryesor, Bitri transferohet në Çeki

Eneo Bitri nuk do të jetë më pjesë e Partizanit. Mbrojtësi i Partizanit do të vijojë karrierën e tij në Çeki.

Supersport mëson se 26-vjeçari do të bëhet pjesë e Banik Ostrava teksa ka firmosur një kontratë për një vit e gjysmë nga e cila do të përfitojë 200.000 euro në sezon. Mbrojtësi kishte një marrëveshje me presidentin Gazmend Demi, që në rast të një oferte nga jashtë ai mund të largohej si një futbollist i lirë.

Për mbrojtësin nga Berati kishte interes dhe nga Bundesliga 2, konkretisht nga Braunschweig, por në fund lojtari preferoi transferimin në futbollin çek.

Skuadra e Banik Ostrava ndodhet aktualisht në vendin e 10-të me 20 pikë, e synon minimalisht të shmangë zonën e play-out. Bitri këtë edicon ishte kapiteni i të kuqve duke e ndihmuar skuadrën në pjesën e parë të sezonit në 16 ndeshje duke shënuar dhe 2 gola. Për 26-vjeçarin nuk është eksperienca e parë jashtë vendit pasi më parë ka luajtur dhe me Astana në Kazakistan.

Mbrojtësi nga Berati është grumbulluar së fundmi dhe nga Kombëtarja e Shqipërisë, teksa është aktivizuar në ndeshjet miqësore me Armeninë, Arabinë Saudite dhe Katarin.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino takohet me Agim Ademin dhe ministrin Hajrulla Çekun në Zurich

Rrëfimi emocionues i Arbnor Mujës për jetën në Kosovë, transferimin te Antwerp dhe tifozët e Dritës