Partizani fiton thellë dhe kalon në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës

Partizani ka fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Atletic Club D’Escaldes në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës me rezultat 4-1.

Kësisoj skuadra kampione e Shqipërisë kalon në rrethin e tretë me rezultat të përgjithshëm 5-1 pas 180 minutave lojë.

Në minutën e 28-të erdhi dhe zhbllokimi i rezultatit nga Cara, i cili shtyu në rrjetë topin e kthyer nga portierin pas goditjes së Mba.

Tedi Cara realizoi golin e dytë në fundin e pjesës së parë duke shmangur disa lojtarë në vijën e 16 metrave.

Kësisoj me epërsinë e Partizanit 2-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Dominimi i skuadrës shqiptare vazhdoi edhe në pjesën e dytë të ndeshjes.

Eros Grezda realizoi në minutën e 64-të për 3-0, para se Piloto i mysafirëve të ngushtonte epërsinë në 3-1 në minutën e 94-të.

Krejt në fund ishte sërish Eros Grezda që realizoi për rezultatin përfundimtar 4-1.

Në rrethin e tretë Partizani do të përballet me skuadrën nga Letonia, Valmiera. /Gazeta Olle/

 

Di Biaggio merr zyrtarisht drejtimin e Dinamos së Tiranës

12 milionë euro! Ajaxi po e kompleton transferimin e portierit nga Kosova