Partizani fiton derbin e kryeqytetit

Derbi i madh shqiptar i Kategorisë Superiore është mbyllur me fitore të Partizanit.

Në kuadër të javës së 24-të në elitën e futbollit shqiptar, Tirana është përballur me Partizanin.

Ndeshja që u zhvillua në stadiumin “Selman Stërmasi” i takoi Partizanit me rezultat 1:2.

Golat për mysafirët i shënuan Belica dhe Bardhi, kurse për kampionen në fuqi shënoi Hoxhallari.

Me këtë fitore, Partizani ngritet në vendin e dytë në tabelë me 42 pikë, kurse Tirana mbetet në vendin e pestë me 35 sosh.