Partizani barazon në ndeshjen e kthimit dhe përfundon aventurën evropiane

Përfundon aventura evropiane edhe për skuadrën shqiptare Partizanin e Tiranës.

Skuadra nga kryeqyteti shqiptar është eliminuar nga Astan e Kazakistanit pas 180 minutave lojë me rezultat të përgjithshëm 2-1.

Ndeshja e parë në Kazakistan përfundoi 1-0 për vendasit, derisa në ndeshjen e kthimit Partizani nuk arriti më shumë se një barazim 1-1.

Bintsouka Koxy realizoi për shqiptarët në minutën e 25-të për 1-0.

Por mysafirët nga Kazakistani u kthyen në lojë në pjesën e dytë ku në minutën e 46-të barazuan shifrat në 1-1.

Përkundër tentimeve të njëpasnjëshme të vendasve rezultati mbeti baras dhe Partizani u eliminua nga garat evropiane.

Zyrtare: Bersant Celina prezantohet te skuadra e re

FANTASTIKE: Ballkani sërish në grupet e Ligës së Konferencës