‘Parma në këtë gjendje faji i Taçit’

Ish-presidenti i Parmës, Tommaso Ghirardi, ka fajsuar dirket pronarin e përkohshëm të kësaj skuadre shqiptarin Rezart Taçi, duke pretenduar se ai nuk e ka ndjekur garancin financiare.

“Me 4 nëntorit 2014 kam nënshkruar për shitjen e klubit nga unë për te Rezart Taçi”,  deklaroi ai, siç raportohet nga ‘Tuttomercatoëeb’.

“Më 19 dhjetor Taçi, i cili kishte qenë i rekomanduar për mua, nga drejtorët e tjerë të futbollit italian, nënshkroi kontratën duke deklaruar synimin e tij për të garantuar, vazhdimësinë e klubit dhe zgjidhjen e borxheve”.

“Më 6 shkurt klubi ka ndryshuar pronësinë përsëri, Parma u shitur te Giampietro Manenti”,transmeton ‘Gazeta Olle’.

.

“Nëse Taçi do të kishte kontribuar në klub me një pjesë të asaj që kishte premtuar, vazhdimësia do të ishte e garantuar. Në këtë rast llogaritë e klubit do të ishin shqyrtuar pozitivisht. Borxhi aktual arrin në 73.5 milionë euro”.