Parma merr mbështetje

Maurizio Beretta thotë Parma do të mbështetet nga Lega Serie A dhe nuk do të ketë problem për dy ndeshjet e ardhshme.

Parma më në fund mund të shohin dritë në fund të tunelit. Beretta, duke folur për shtypin pas takimit të sotëm në Lega, konfirmoi se kjo organizatë është e interesuar që ta mbajë Parman në Serie A.  “Ne I dhamë për detyrë [FIGC] dhe presidentin Carlo Tavecchio që t ënis hetimin e kërkesave ekonomike”, shpjegoi presidenti i Ligës.

“Tani ne jemi duke pritur për takimin e tij me lojtarët për t’i dhënë fund kësaj punë. Marrëveshja e sotme konfirmon, disponueshmërinë e LEGA-së në mbështetje të Parmës për të vazhduar fushatën e tyre Serie A”.

“Unë nuk mendoj se do të ketë ndonjë problem për ndeshjet kundër Atalanta dhe Sassuolo”.