Parma-Juventus, nisin hetimet

Hetuesit italianë kanë nisur hetimet për takimin e luajtur të shtunën e kaluar Parma-Juventus (1-0), për shkak të fluksit të madh të basteve. Sipas mediave italiane, prokurorët janë befasuar nga ky fenomen jo i zakonshëm, ndërkohë që në Federatën Italiane të Futbollit, situata është nxehur së tepërmi.

Koeficienti për kampionët e Italisë ishte 1.3 në rast fitoreje, kurse verdheblutë 12. Dhe pikërisht këta të fundit kanë qenë të preferuarit e bastexhinjve.

Pavarësisht lojës së mirë të Parmës në “Tardini”, hetuesit nuk janë bindur nga paraqitja e torinezëve. Ata shtrojnë pyetjen se si është e mundur që ekipi më në formë në Itali, që lufton për të fituar tripletë titujsh, humbi ndaj skuadrës më të vuajtur të Serie A.

Edhe pse futbolli është i bukur, pasi dhuron shumë të papritura, prokurorët ngacmohen disi nga një i pasionuar pas basteve me të kaluar te Parma si kapiteni Gigii Buffon dhe te fakti që dy yje si Morata e Tevez nuk luajtën fare. Për më tepër që, edhe me rezerva, Juvja mund këdo.

RRËFIMI – Ish-lojtari i Parmës, Daniel Bravo, ka treguar se ndeshja e luajtur në sezonin ’96-’97 ishte e trukuar, çka ndikoi në fituesin e titullit kampion, që u shpall Juventusi. Zbulimi për këtë detaj me shumë rëndësi të futbollit italian u bë më 19 qershor 2012. Kjo ndeshje ishte e treta nga fundi e sezonit.

“Ne luftonim për titullin kampion, por në pushim të sfidës u arrit marrëveshja për ta mbyllur në barazim. Juvja e mbylli me 65 pikë dhe ne me 63. Ata u shpallën kampionë”, ka thënë ai.