Parma – Juventus, ndeshja u kurdis në mënyrë spektakolare!

Ne Itali vazhdon të diskutohet akoma ndeshja midis Parmës dhe Juventusit ku shtohen edhe  më shumë faktet për hije trukimi. Disa media lokale italiane po raportojnë  se në ndeshjen Parma-Juventus është vënë re një  numër madh bastesh ‘anormale’ dhe një lëvizje shumash të mëdha parash në Azi, se ndeshja do të fitohej nga Parma dhe Juventusi nuk do të shënonte gol.

Nuk po flitet për baste të vogla, por për miliona euro që kane qarkulluar në kompanitë e basteve në Azi, kontinent i cili njihet si ‘parajsa’ e shit-blerjeve të ndeshjeve dhe basteve të paligjshme. Janë vënë miliona euro për golin e radhës të  Parmës, ku koeficenti ka qenë i konsiderueshëm nga 3 deri në 4.5  mbas minutës së 50′ . Madje janë vënë edhe shuma të mëdha për fitoren e Parmës, shkruan ‘Soccermagazine’.

Gjithsesi per momentin, ky mbetet thjesht një lajm i ”Soccermagazine’, dhe ende nuk ka pasur konfirmime. Por, nuk do të ishte çudi nëse gjithçka do të ishte e vërtetë, duke parë debatet e shumta që bëhen në Itali rreth kësaj ndeshje.

Parma fitoi 1:0.