Parma befason Juventusin

Skuadra e Parmas nuk ka të ndalur. Pas barazimi 1:1, me Interin, kësaj radhe ekipi i Andi Lilës, ka mposhtur edhe kampionin italian Juventus.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Jose Mauri në minutën e 61-të me të cilin rezultat përfundoi ndeshja.