Mikja e ngushtë e Djokovicit: Jeta e tij do të jetë ferr

Ish-tenistja italiane Flavia Penetta beson se jeta e Novak Djokovicit në tenis do të jetë një ferr i vërtetë, për shkak të qëndrimit të tenistit serb kundër vaksinimit.

Djokovici u dëbua nga Australia të dielën e kaluar, duke e humbur mundësinë për të garuar në turneun grand slam Australian Open, dhe rrezikon të mungojë edhe në grand slamin e radhës French Open në Francë, nëse nuk vaksinohet.

Penetta, e cila e fitoi grand slamin US Open në të njëjtin vit me Djokovicin më 2015, ka thënë se tenisti serb është prekur shumë nga vendimi i Australisë për ta dëbuar.

 

 

“Ai nuk është dashur t’i sfidonte rregullat e rrepta për hyrje në Australisë”, tha Penetta, e cila është mike e ngushtë e 34-vjeçarit.

“Unë mendoj se ai është prekur thellësisht nga kjo. Më siguri ai ka vuajtur shumë nga kjo. Nole është njeri i fortë, por edhe shumë i ndjeshëm”, nënvizoi ajo.

Ndalimi për të luajtur në Australian Open mund të jetë vetëm fillimi për Djokovicin, pasi edhe Franca e ka vendosur një ligj që ndalon hyrjen në vende publik për njerëzit e pavaksinuar.

 

 

Drita mposhtë skuadrën austriake me rezultat të pastërt

E dhunoi një shqiptare, nëntë vite burg efektiv për Robinhon