Tashmë jemi në fazën e fundit të Kupës së Kosovës për këtë edicion.
Prishtina, Drita, Llapi dhe Ramiz Sadiku janë katër skuadrat që kanë arritur deri në gjysmëfinale.
Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se shorti për këto takime do të hidhet me datën 31 mars.
Llapi është skuadra që e fitoi Kupën e Kosovës në vitin e kaluar, kurse një garë e madhe pritet të jetë edhe në këtë edicion.