David Alaba është i bindur se Bayerni mund të arrijë të shënojë fitore me rezultat 4:0 ndaj Barcelonës.
“Ne do të fitojmë me rezultat 4-0, ndërsa shpresoj që unë të rikthehem nga lëndimi për finale e 6 majit”, tha Alaba.
Përndryshe, ndeshja e kthimit ndërmjet Bayernit dhe Barcelonës zhvillohet nesër në ‘Allianz Arena’. Ndeshja e parë e luajtur në ‘Camp Nou’ përfundoi me fitore të Barcelonës, 3:0.