Paraqitjet fantastike të Adriatik Salihit shpërblehen, Servette i ofron kontratë të re

Adriatik Salihi është emri i ri i futbollistëve shqiptarë që kanë filluar shkëlqimin në Evropë.

Mesfushori i talentuar ka filluar karrierën te skuadra e madhe zvicerane Servette, ku tani është pjesë e grupmoshave U18.

16-vjeçari që luan në pozitën e mesfushorit të majtë, është ndër lojtarët më të mirë në këtë klub.

E falë paraqitjeve fantastike edicionin e kaluar dhe këtë edicion, Servette e ka shpërblyer me kontratë të re.

Talenti me prejardhje nga Vitia, por që ka lindur e është rritur në Genevë, ka nënshkruare kontratën e re me klubin zviceran.

Salihi ka zgjatur bashkëpunimin me klubin deri në vitin 2023, pasi kontrata më të gjata nuk lejohen pa i mbushur lojtari 18 vite.

Kujtojmë që Salihi është edhe pjesë e Përfaqësueses U17 të Zvicrës, derisa mbanë edhe shiritin e kapitenit tek grupmoshat e helvetikëve.

Koeman mund të shkarkohet sot nga Barcelona

Java e katërt në Superligë nis sonte, takohen dy skuadrat e pamposhtura deri më tani