Paraqitje skandaloze e kombëtares së femrave në basketboll, turpërim me 106 pikë diferencë

Ditën e djeshme, kombëtarja e femrave në basketboll ka nisur rrugëtimin e saj për fushatën eliminatore të Europianit 2023. Por, e para e vajzave të drejtuara nga trajnerja Mirza Alibegaj ka shkuar si mos më keq.

Ato janë mposhtur thellë nga Polonia me rezultatin 125-19. Plot 126 pikë diferencë në parket, në një ndeshje ku vajzat shqiptare nuk ia dolën për asnjë moment të përballonin furinë e polakeve.

Duke parë këtë paraqitje, me siguri objektivi për ndeshjet e radhës ndaj Turqisë dhe Sllovenisë do të jetë ai për të mos u turpëruar më shumë, pasi për të pretenduar më tepër duket e pamundur.

 

Karriera e Agueros mund të përfundojë tani pasi gjendja e zemrës së tij është më e keqe se sa pritej

Kane: Shqipëria ka mundësi të kualifikohet në Kupën e Botës