Paraqitje pozitive e futbollistëve shqiptarë në Evropë

Legjionarët kuqezi kanë dhuruar të tjera paraqitje pozitive për këtë fundjavë që sapo lamë pas. Futbollistët shqiptarë, të cilët aktivizohen në klubet europiane kanë pasur minutat e tyre nën këmbë, teksa kanë marrë edhe vlerësime mjaft pozitive edhe nga uebsajti i specializuar për statistika ‘Sofascore’.

Myrto Uzuni është rikthyer me dopietë në radhët e Granadës, duke i dhënë fitoren ekipit të tij në kampionatin spanjoll, ndërsa është vlerësuar me notën 8.4 nga uebsajti i specializuar për statistika.

Berat Gjimshiti ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë në radhët e Atalantës, në takimin kundër Sampdoria-s, duke ndihmuar skuadrën që ta mbante portën të paprekur. Mbrojtësi shqiptar ka rifituar tashmë edhe vendin e titullarit në ekipin bergamesk, ndërsa është vlerësuar me notën 7.4 nga ‘Sofascore’. Një paraqitje mjaft dinjitoze ka dhuruar edhe Enea Mihaj në kampionatin portugez. Mbrojtësi kuqezi aktivizohet në radhët e Famalicao-s, teksa ishte një nga lojtarët kyçë në këtë takim.

Portieri i Kombëtares shqiptare, Elhan Kastrati vijon të jetë një nga më të mirët në fushë në ekipin e Cittadella-s, ndërsa edhe këtë javë është vlerësuar me notën 7 nga Sofascore. Kastrati luajti një rol të rëndësishëm në barazimin që Cittadella arriti në transfertë kundër Venecias. Edhe Kristjan Asllani luajti në radhët e Interit këtë fundjavë, duke ndihmuar ekipin e tij të fitonte në transfertën e Cremonese-s.

Endri Çekiçi, Odise Roshi, Ermir Lenjani, Amir Abrashi, Elseid Hysaj e Nedim Bajrami gjithashtu u aktivizuan me skuadrat e tyre në kampionatet përkatëse.

Kupa e Kosovës luhet në fundjavë, ndeshja kryesore në kryeqytet

Real Madrid – Barcelona, gjysmëfinalja e Kupës së Spanjës