Paraqitje dëshpëruese e Real Madridit, këto janë notat e lojtarëve

Chelsea e ka eleminuar Real Madridin pas një performance fantastike në gjysmëfinalen e Champions League.

Ndeshja në Londër u mbyll me rezultat 2-0, ndërsa rezultati i përgjithshëm nga dy takimet ishte 3-1, shkruan Gazeta Olle.

Sajti i njohur ‘SofaScore’ ka vlerësuar me notë të dobët Karim Benzeman, i cili pati paraqitje të zbehtë.

Francezi, me notë 6.3, vlerësohet si një nga lojtarët më të dobët në këtë ndeshje.

Në anën tjetër, Eduardo Mendy (portieri i Chelsea) është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes, duke marrë një notë prej 8.2.

Me këtë fitore, Chelsea është kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve, ku do të përmballet me Manchester Cityn. /Gazeta Olle/

Image