Paraqitja fantastike e Bardh Istrefit në shtatë ndeshjet për Kosovë U18

Në Rumani po zhvillohet Kampionati Evropian U18 ku Përfaqësuesja e Kosovës ka marrë pjesë dhe ka zhvilluar shtatë ndeshje.

Dardanët e rinj kanë humbur gjashtë sfidat e para, derisa të fundit e kanë fituar ndaj Qipros me rezultat 90:74.

Padyshim që ndër lojtarët më të mirë të Kosovës në këtë evropian ka qenë Bardh Istrefi, i cili në shtatë sfida ka qenë fantastik.

Talenti kosovar e ka mbyllur këtë evropian me 156 pikë të realizuara, apo me një mesatare prej 22,3 pikëve të shënuara për ndeshje.

Çka është më e mira është se Istrefi është basketbollisti me mesataren më të mirë të pikëve në Evropianin e mbajtur në Rumani.

Kujtojmë që talenti kosovar Bardh Istrefi është djali i aktorit dhe producentit të famshëm kosovar, Shkumbin Istrefi. /Gazeta Olle/

 

 

 

 

West Ham nuk heq dorë nga Broja, tjetër ofertë në drejtim të Chelseat për shqiptarin

Talenti Adnard Mehmeti lë Vushtrrinë, karrierën do ta vazhdoj në Shqipëri