Paraqitja e jashtëzakonshme e talentes Malvina Haziri në fitoren e Kosovës ndaj Turqisë – ajo shënoi 49 për qind të pikëve për Dardanet

Vashat e Përfaqësueses së Kosovës U14 kanë arritur fitore ndaj bashkëmoshatareve të tyre të Turqisë me rezultat të ngushtë 67:65.

Ka qenë një ndeshje shumë interesante, ku Kosova triumfoi vetëm me dy pikë epërsi.

Kjo ishte fitorja e dytë e Kosovës në turneun YDF qëu zhvillua në Rumani, pasi më parë e mposhtën Maqedoninë e Veriut.

Padyshim që basketbollistja kryesore e Kosovës në këtë sfidë ishte talentja e madhe nga Vushtrria, Malvina Haziri.

Vushtrriasja ka shënuar plot 33 pikë në këtë takim, apo thënë ndryshe 49 për qind të pikëve të Kosovës.

Fjala është për një basketbolliste shumë të talentuar e cila po shihet si e ardhmja e Kosovës në konkurrencën e femrave në basketboll. /Gazeta Olle/

Fitore e dyfishtë e Kosovës ndaj Turqisë

Skuadra e madhe shqiptare synon transferimin e Kreshnik Ukës – zbulohet paga që i është ofruar sulmuesit të Drenicës