Paralajmërimi i PSG-së: Ky është vetëm fillimi…

Paris Saint Germain vazhdon të jetë shumë aktiv në rrjetet sociale.

Që kur u zyrtarizua Lionel Messi, PSG ka publikuar dhjetëra foto e video me mesazhe të ndryshme.

Ata këtë të enjte kanë publikuar një tjetër video të Leo Messit.

“Diamanti ynë, ky është vetëm fillimi…”, shkruan Parisi në ‘twitter’.

Ky është një far lloj mesazhi për të gjithë rivalët se PSG-ja, me Messin në skuadër, do të jetë e frikshme në fushë.

Messi ka nënshkruar kontratë deri më 2023 me Parisin, me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër sezon, deri më 2024.

Teuta synon përmbysjen e madhe, Laçi për shëtitje në Belgjikë

Kosova përparon në renditjen e FIFA-s