Paraguaj– Argjentinë, gjysmëfinalja e Kupës së Amerikës

Paraguaj është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës, pasi mundi Brazilin në penalti.

Ribeiro dhe Dagllas Costa huqën penaltitë duke gjuajtur jashtë portës. Paraguaji fitoi 4:3 në 11-metërsha.

Ndeshja në kohë të rregullt 90 minuta, u mbyll 1:1.

Robinho shënoi në minutën 15 për Brazilin, kurse Derlis Gonzales barazuar rezultatin në 1:1, në minutën 70 nga penaltia.

Në gjysmëfinale, Paraguajin e pret Argjentina. (Gazeta Olle)