Paradite martohet, pasdite nuk e lë skuadrën vetë – futbollisti i KF Korenicës që kishte tri gëzime brenda një dite

Futbollisti i KF Korenicës, Lirim Selmanaj, kishte tri gëzime brenda një dite.

Ai të premten i dha fund beqarisë, duke u kurorëzuar me dashurin e jetës së tij, Florentinën.

Po në këtë ditë ai kishte edhe ditëlindjen e tij, shkruan GazetaOlle.

Pasdite Lirimi ishte në fushën e futbollit ku së bashku me skuadrën e tij, që nuk e la vetë morën fitoren e radhës, duke mposhtur Bashkimin me rezultat 3-0.

“Sot ishte një ditë speciale për lojtarin tonë Lirim Selmanaj i cili feston ditelindjën. Lirimi po ashtu në ditën e sotmë u kunorzua ne mengjes me dashurin e jetes se ti, dhe vetem pak ore me vonë si nje ”Burrë i ri”  u paraqit edhe ne fushë per te ndimuar ekipin drejt fitores”.

“Stafi dhe lojtaret e klubit i urojmë Lirimin dhe Florentinen duke ju deshiruar jetë te gjatë dhe te lumtur se bashku”, ka shkruar klubi KF Korenica në faqen e tyre në facebook.

KF Korenica janë në vendin e dytë në Ligën e Tretë duke luftuar për tu ngjitur një rang më lartë. /Gazeta Olle/